Golden State mposht Washingtonin

Basketboll

Golden State mposht Washingtonin

Më: 15 mars 2022 Në ora: 12:17
Golden State mposht Washingtonin

Golden State mposhti 126:112 Washington, duke qëndruar në vendin e tretë në Konferencën e Perëndimit.

Ndeshje magjike për Stefon Kerrin, autor i 47 pikëve, më i miri në fushë. Humbet skuadra e Los Anxhelos Lejkers, që u mund 114-103 nga Toronto. Të gjithë titullarët e ekipit kanadez realizuan mbi 10 pikë (Trent 28 pikë e Siakam 27 pikë). LeBron James realizoi 30 pikë për Lejkers, ku ende ndihet mungesa e Entoni Dejvisit, që nuk luan prej dy javësh.

Fitore të rëndësishme jashtë fushe korri ekipi i Milluoki, që mundi 117-111 Juta Xhazin. Për vendasit, Konli e Mitçell realizuan nga 29 pikë secili, por që s’mjaftuan. Për kampionët aktual u dalluan Antetokounmpo me 30 pikë dhe Holidej 29 pikë.

Zhgënjen Filadelfia, që u mund 114-110 në fushën e saj nga Denver.

Për Denver, 48 pikë erdhën nga lojtarët e stolit (Jokic 22 pikë), duke i bërë të pavlefshme 34 pikët e Siakam për vendasit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat