Penza shkatërron Bashkimin, kualifikohet në finale

Basketboll

Penza shkatërron Bashkimin, kualifikohet në finale

Nga: K. Goca Më: 23 mars 2022 Në ora: 18:02
Penza shkatërron Bashkimin, kualifikohet në finale

Penza e Pejës është në finalen e madhe të Final 4 të Ligës Unike në basketboll.

Vashat pejane mposhtën me rezultat 83:57 (13:17, 21:10, 23:14, 26:16) Bashkimin e Prizrenit, në takimin e gjysmëfinales që u zhvillua në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.

Bashkimi vetëm në çereku e parë u tregua ekip më e mirë por jo edhe në çerekët tjerë, kur vashat pejanet dhanë më të mirën e mundshme.

Penza bëri lojë më të mirë se rivalja në çerekun e dytë përkatësisht të tretë duke arritur epërsinë në 16 pikë (57:41) hë minutën e 30-të.

Penza shënoi fitore me rezultat 83:57 ndaj Penzës. 

Basketbollistet Rael Whitsit me 24 pikë, Valbona Bytyqi 19 e Narlyn Mosquera 16 pikë etj. janë më të dalluarat të Penza dhe të Bashkimi Porsche Poole e Era Shatri, secila shënoi nga 17 pikë.

Penza pret në finale fituesin e takimit Prishtina - Flamurtari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat