Sfida interesante në xhiron e 24-t

Basketboll

Sfida interesante në xhiron e 24-t

Më: 25 mars 2022 Në ora: 14:45
Sfida interesante në xhiron e 24-t

Në fundjavë do të zhvillohet xhiroja e 24-t në Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll.

Ndeshja e parë zhvillohet mes Trepcës dhe Dritës. Mitrovicasit janë favoritë, pasi kanë 16 fitore e shtatë humbje, kurse gjilanasit janë në vendin e fundit me 23 humbje në 23 ndeshje të zhvilluara, duke qenë skuadra e vetme pa fitore në elitën e basketbollit.

Takimi i dytë pritet të jetë më interesant mes Rahovecit dhe Pejës, që u përballen edhe në Ligën Unike në mesjavë, ku fitore shënuan Vreshtarët 86:68. Në elitën e basketbollit, rahovecasit kanë dhjetë fitore e 13 humbje, ndërsa pejanët 15 fitore e tetë humbje.

Të dielën do të takohen Golden Eagle Ylli me Prizrenin 16, që po ashtu u sfiduan në Ligën Unike në mesjavë, ku fituan therandasit 68:95. Skuadra nga Theranda në elitën e basketbollit është lider me 18 fitore e pesë humbje, kurse prizrenasit kanë 13 fitore e dhjetë humbje.

Ndeshja e fundit është ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Bashkimit, rivalëve të vjetër në basketbollin e Kosovës. Prishtinasit kanë 11 fitore e 12 humbje, kurse prizrenasit nëntë fitore e 14 humbje, duke synuar zonën e “Play-off”-it.

Art Motion Superliga - Java 24

E shtunë

17:00 Trepça - Drita

19:00 Rahoveci - Peja

E diel

17:00 Golden Eagle Ylli - Prizreni 16

19:00 Sigal Prishtina – Bashkimi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat