Vëllaznimi, 17 fitore në 17 ndeshje

Basketboll

Vëllaznimi, 17 fitore në 17 ndeshje

Më: 26 mars 2022 Në ora: 12:29
Vëllaznimi, 17 fitore në 17 ndeshje

Vëllaznimi ka vazhduar me fitore në Ligën e Parë të meshkujve.

Skuadra kuqezi ka regjistruar fitoren e 17-të në po aq ndeshje, duke qenë skuadra e vetme pa humbje, ndërsa në një sfidë interesante, mundi Istogun pas vazhdimeve 85:79. Kuqezinjtë kanë siguruar vendin e parë për garat e rregullta, kurse istogasit kanë dhjetë fitore e shtatë humbje. Sfida në Gjakovë ishte shumë interesante dhe dramatike, ku koha e rregullt përfundoi 73:73, por në vazhdime, vendasit ishin më të mirë 12:6, duke e fituar ndeshjen 85:79.

Sfidë shumë interesante është ndërmjet New Basket dhe Vushtrrisë, që përfundoi me fitoren e prizrenasve 89:77. Prizrenasit kanë 11 fitore e shtatë humbje, kurse vushtrriasit dhjetë fitore e shtatë humbje.

Në takimet tjera, Happy Dukagjini ka mundur Borean 87:75. Klinasit kanë shtatë fitore e dhjetë humbje, kurse pejanët tetë fitore e nëntë humbje.

Marigona Hill Prishtina ka fituar duelin ndaj AS Prishtinës me rezultat 101:87. Të dy skuadrat kanë pesë fitore dhe 12 humbje.

Fitore të pritur ka shënuar Prishtina e Re, që mundi Feronikelin me rezultat 123:71. Prishtinasit kanë 11 fitore e gjashtë humbje, ndërsa skuadra nga Drenasi ka një fitore e 16 humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat