Tasharra Jeffries, MVP në xhiron e 20-të

Basketboll

Tasharra Jeffries, MVP në xhiron e 20-të

Më: 29 mars 2022 Në ora: 21:02
Tasharra Jeffries, MVP në xhiron e 20-të

Në fundjavë është zhvilluar xhiroja e 20-të në Superligën e Femrave, ku përfunduan garat e rregullta në elitën e femrave.

Basketbollistja me efektshmërinë më të lartë në këtë xhiro ishte Tasharra Jeffries, 38. Skuadra e saj, Trepça shënoi fitore ndaj Bashkimit, 92:85, ndërsa Jeffries kontribuoi me 52 pikë, tetë kërcime dhe gjashtë asistime. Ndihmë të madhe ka dhënë edhe bashkëlojtarja e saj te Trepça me 21 pikë, 20 kërcime dhe dy asistime.

Prishtina shënoi fitore në derbin ndaj Penzës me rezultat 85:79. Te skuadra prishtinase u dalluan Stasha Carey me 18 pikë, 14 kërcime dhe tri asistime, si dhe Tynice Martin me 24 pikë, tetë kërcime dhe pesë asistime.

Fitore të pritur shënoi Vëllaznimi ndaj Kastriotit me rezultat 34:72. Te skuadra kuqezi më e mira në parket ishte Kendra Williams me 44 pikë, dhjetë kërcime dhe dy asistime.

Top 5

Tasharra Jeffries (Trepça) 52 pikë, tetë kërcime, gjashtë asistime

Kelly Santos (Trepça) 21 pikë, 20 kërcime, 2 asistime

Stasha Carey (Prishtina) 18 pikë, 14 kërcime, 3 asistime

Tynice Martin (Prishtina) 24 pikë, 8 kërcime, 5 asistime

Kendra Williams (Vëllaznimi) 44 pikë, 10 kërcime, 2 asistime

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat