Superliga me disa sfida interesante

Basketboll

Superliga me disa sfida interesante

Më: 31 mars 2022 Në ora: 15:12
Superliga me disa sfida interesante

Xhiroja e 25-të e Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll do të dhurojë disa ndeshje shumë interesante.

Takimi i parë zhvillohet mes Dritës dhe Prizrenit 16, ku prizrenasit janë favoritë për të triumfuar, pasi kanë 14 fitore dhe dhjetë humbje, kurse gjilanasit kanë 24 humbje në po aq ndeshje të zhvilluara.

Të shtunën do të zhvillohet një duel interesant mes Sigal Prishtinës dhe Golden Eagle Yllit. Prishtinasit kanë 12 fitore e 12 humbje, kurse therandasit 18 fitore e gjashtë humbje.

Një sfidë me mjaft interes është ndërmjet finalistëve të Kupës, Pejës dhe Trepçës. Pejanët kanë 15 fitore e nëntë humbje, duke u renditur në vendin e tretë, kurse mitrovicasit kanë 17 fitore e shtatë humbje, duke u renditur në vendin e dytë.

Përballje me shumë rëndësi është Bashkimi dhe Rahovecit, që renditen në vendin e shtatë, përkatësisht të gjashtë, me Vreshtarët që kanë dy pikë më shumë se prizrenasit. Bashkimi ka nëntë fitore e 15 humbje, kurse Rahoveci ka 11 fitore e 13 humbje.

Art Motion Superliga - Java 25

E premte

19:00 Drita - Prizreni 16

E shtunë

19:00 Sigal Prishtina - Golden Eagle Ylli

E diel

17:00 Peja - Trepça

19:00 Bashkimi - Rahoveci

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat