Caktohen çiftet e “Play-off”-it në Ligën e Parë

Basketboll

Caktohen çiftet e “Play-off”-it në Ligën e Parë

Më: 2 prill 2022 Në ora: 11:41
Caktohen çiftet e “Play-off”-it në Ligën e Parë

Në Play-off janë kualifikuar Vëllaznimi, Prishtina e Re, New Basket dhe Vushtrria. Në gjysmëfinale të “Play-off”-it do të takohen Vëllaznimi-Vushtrria dhe Prishtina e Re-New Basket. Nga Liga e Parë largohet Feronikeli, kurse Marigona Hill Prishtina do të luajë dy ndeshje në “Play-out”.

Vëllaznimi ka regjistruar fitoren e 18-të nga po aq ndeshje të zhvilluara, duke përfunduar garat e rregullta në vendin e parë, pa asnjë humbje të regjistruar dhe në “Play-off” do të luajë si vendas. Vëllaznimi ka mundur Feronikelin në këtë xhiro me shifrat 60:95, ndërkohë që skuadra nga Drenasi edicionin e ardhshëm do të garojë në Ligën e Dytë.

Në një ndeshje dramatike Istogu ka mundur New Basket me rezultat 86:85, me dy pikë nga Sam Taylor, nëntë sekonda para fundit. Të dy skuadrat përfundojnë stinorin me nga 11 fitore e shtatë humbje.

Ndërkohë, Vushtrria ka mundur Marigona Hill Prishtinën 79:76, edhe pse ishte duke humbur 74:76. Vushtrriasit kanë 11 fitore e shtatë humbje, kurse prishtinasit pesë fitore e 13 humbje.

Prishtina e Re zyrtarisht siguroi “Play-off”-in pas Boreas me rezultat 90:109. Pejanët kanë tetë fitore e dhjetë humbje, ndërsa prishtinasit 12 fitore e gjashtë humbje.

AS Prishtina ka regjistruar fitore ndaj Happy Dukagjinit me rezultat 105:92. Prishtinasit përfunduan garat e rregullta me gjashtë fitore e 12 humbje, ndërkohë që klinasit me shtatë fitore e 11 humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat