Vdes trajneri i njohur

Basketboll

Vdes trajneri i njohur

Nga: K.G. Më: 3 prill 2022 Në ora: 14:43
Vdes trajneri i njohur. foto EUROPA PRESS

Është ndarë nga jeta në moshën 61-vjeçare trajneri i njohur i basketbollit, spanjolli Javier Imbroda.

Imbroda luftonte me sëmundjen e kancerit që nga viti 2016 dhe pas gjashtë vitesh e humbi betejën. 

"Javier Imbroda, trajneri kombëtar i basketbollit dhe ministër i Arsimit të Andaluzisë, ka vdekur në moshën 61-vjeçare", shkruan media spanjolle "El Pais".

Spanjolli udhëhoqi Lituaninë në Lojërat Olimpike të vitit 1992 në Barcelonë, ku fitoi medaljen e bronztë.

Me Spanjën si trajner fitoi medaljen e bronztë në vitin 2001 në Eurobasket.

Të gjitha ndeshjet në Spanjë do të nisin me një minutë heshtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat