Turneu i YDF-së në Kosovë

Basketboll

Turneu i YDF-së në Kosovë

Më: 6 prill 2022 Në ora: 11:19
Turneu i YDF-së në Kosovë

Në Kosovë nga 9 deri më 12 Prill do të organizohet turneu i YDF-së për grupmoshat U14 në konkurrencën e meshkujve dhe atë të femrave.

Turneu do të organizohet në palestrën ‘13 Qershori’ në Therandë, ndërsa kombëtaret do të vendosen në Prizren.

Në këtë turne përveç Kosovës do të marrin pjesë edhe Maqedonia Veriore, Rumania, Turqia dhe Bullgaria në të dyja konkurrencat.

Organizator i këtij turneu është Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK), që po bënë çmos që organizimi të shkojë sipas planit, ndërsa ka përvojë në organizimin e ngjarjeve ndërkombëtare, duke marrë edhe lëvdata nga FIBA.

Federata e Basketbollit e Kosovës tash e gjashtë vjet është pjesë e projektit të FIBA-s për Zhvillim të Gjeneratave të Reja (YDF), por në vitin 2019, projekti ka filluar të implementohet edhe për vajza, gjë që shërben në dobi të zhvillimit të basketbollit në konkurrencën e femrave.

Ky turne së fundi u mbajt në Shkup të Maqedonisë Veriore, ku djemtë e Kosovës shënuan tri fitore nga katër ndeshje, kurse vashat e Kosovës kishin dy fitore e dy humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat