Phoenix dorëzohet ndaj Clippers, triumfojnë Brooklyn e Chicago

Basketboll

Phoenix dorëzohet ndaj Clippers, triumfojnë Brooklyn e Chicago

Më: 7 prill 2022 Në ora: 12:17
Phoenix dorëzohet ndaj Clippers, triumfojnë Brooklyn e Chicago

Ekipi i Phoenix vijon të dominojë renditjen e NBA-së pavarësisht humbjes sot, 113-109 nga Clippers. Ndeshje me rivalitet, ku për Clippers u dallua Powell me 24 pikë. Gjithsesi, të dyja ekipet aktivizuan lojtarët rezervë shumicën e kohës.

Brooklyn fiton 110-98 derbin me New York, sfidë ku epërsi e Nets ishte e madhe. Durant me 32 pikë e Irving me 24 pikë bënë diferencën në parket për Brooklyn, aktualisht në zonën play in në Konferencën e Lindjes.

Boston fitoi 117-94 ndaj Chicago duelin e kreut në Lindje, sfidë ku për miqtë u dallua Brown me 25 pikë. Jashtë fushe triumfon edhe Dallas, që mundi 131-112 Detroit, ndeshje ku diferencën e bëri Doncic me 26 pikë e 14 asist.

NBA – Rezultatet e sotme

Detroit – Dallas, 113-131

New York – Brooklyn, 98-110

Atlanta – Washington, 118-103

Chicago – Boston, 94-117

Utah Jazz – Oklahoma, 137-101

Clippers – Phoenix, 113-109

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat