Përballje interesante në Superligë

Basketboll

Përballje interesante në Superligë

Më: 7 prill 2022 Në ora: 12:47
Përballje interesante në Superligë

Xhiroja e 26-të në Art Motion Superligë do të sjellë disa përballje interesante.

Takimi i parë do të zhvillohet Golden Eagle Yllit dhe Dritës. Therandasit janë favoritë pasi kanë 19 fitore e gjashtë humbje, duke u renditur në vendin e parë, kurse gjilanasit janë të fundit me 25 humbje nga po aq ndeshje të zhvilluara.

Të shtunën do të zhvillohet sfida e rivalëve të vjetër mes Trepçës dhe Bashkimit. Mitrovicasit renditen në vendin e dytë me 17 fitore e tetë humbje, kurse prizrenasit janë në vendin e shtatë me dhjetë fitore e 15 humbje.

Ndeshje shumë interesante pritet ndërmjet Prizrenit 16 dhe Pejës, vendit të katërt, përkatësisht të tretë. Prizrenasit kanë 15 fitore e dhjetë humbje, ndërsa pejanët 16 fitore e nëntë humbje, andaj pritet një sfidë rivalizuese, me të dy skuadrat që synojnë një pozitë sa më të lartë në garat e rregullta.

Ndeshja e fundit zhvillohet ndërmjet Rahovecit dhe Sigal Prishtinës, skuadrës së gjashtë, përkatësisht të pestë në renditje. Vreshtarët kanë 11 fitore e 14 humbje, kurse prishtinasit 12 fitore e 13 humbje.

Art Motion Superliga - Java 26

E premte

20:30 Golden Eagle Ylli - Drita

E shtunë

20:30 Trepça - Bashkimi

E diel

17:00 Prizreni 16 - Peja

20:30 Rahoveci - Sigal Prishtina

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat