Sfidat e dyta të “Play-off”-it në Ligën e Parë

Basketboll

Sfidat e dyta të “Play-off”-it në Ligën e Parë

Më: 7 prill 2022 Në ora: 14:20
Sfidat e dyta të “Play-off”-it në Ligën e Parë

Të premten (nesër) do të zhvillohen ndeshjet e dyta të “Play-off”-it në Ligën e Parë të Meshkujve. Skuadrat që shënojnë dy fitore kualifikohen në finale, ku me dy fitore skuadra inkuadrohet në Superligë, ndërsa finalisti do të luajë në “Play-out” me vendin e shtatë të elitës.

Ndeshja e parë do të jetë ndërmjet New Basket dhe Prishtina e Re. Në takimin e parë fitore shënuan prishtinasit në momentet e fundit me rezultat 72:71. Prizrenasit do të mundohen të fitojnë dhe të vendoset fituesi në sfidën e tretë, kurse prishtinasit synojnë fitore për tu kualifikuar në finale.

Takimi i dytë është Vushtrrisë dhe Vëllaznimit. Kuqezinjtë fituan ndeshjen e parë 106:67 dhe janë favoritë edhe për përballjen e dytë, pasi në Ligën e Parë në garat e rregullta kishin 18 fitore nga po aq ndeshje të zhvilluara, duke qenë skuadra e vetme pa humbje në këtë rang garash.

Play-off, ndeshjet e dyta

E premte

16:00 NEW Basket - Prishtina e Re

20:30 Vushtrria - Vëllaznimi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat