Apolonia triumfon në Kategorinë e Parë

Basketboll

Apolonia triumfon në Kategorinë e Parë

Më: 13 prill 2022 Në ora: 12:20
Apolonia triumfon në Kategorinë e Parë

Skuadra e Apolonisë në basketboll për meshkuj do të luajë në Superligë sezonin e ardhshëm sportiv 2022-2023. Ekipi fierak u rendit në vendin e parë në përfundim të sezonit të rregullt në Kategorinë e Parë, duke siguruar matematikisht kualifikimin në Superligë (do të zërë vendin e ekipit që renditet i fundit aty).

Fierakët u renditën në krye të renditjes (sezoni 2021-2022) me pikë të barabarta me Besëlidhjen, por me një koshavarazh më të mirë.

Investimi i kryer te skuadra e Apolonisë këtë sezon, ku aktivizohen edhe 3 basketbollistë amerikanë, dha frutet e saj. Ekipi fierak drejtohet nga trajneri Aldi Gërmau.

Në përfundim të sezonit të rregullt, Apolonia grumbulloi 28 pikë, po aq sa edhe Besëlidhja (12 fitore e 4 humbje). Në vendin e tretë u klasifikua Elbasani e më pas Flamurtari e Skënderbeu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat