Lebron James, zbulon të ardhmen e tij në NBA

Basketboll

Lebron James, zbulon të ardhmen e tij në NBA

Më: 14 prill 2022 Në ora: 11:19
Lebron James, zbulon të ardhmen e tij në NBA

Skuadra e Los Anxhelos Lejkersit, ka zhgënjye tifozët në këtë sezon në NBA, duke mos u kualifikuar dot për në fazën “Play Off”. Në një intervistë pas përfundimit të sezonit, ai ka folur edhe për të ardhmen e tij.

“Në këtë moment është e rëndësishme të mendojmë për skuadrën që do të kemi sezonin e ri. Duhet të gjejmë personat e duhur për të arritur më shumë fitore. Gjithsesi, nuk jam unë ai që marr vendimet, se kush do të firmosë apo jo. Objektivi im është që të luaj në çdo cep të fushës.

Lebron James, zbulon të ardhmen e tij në NBAende nuk mendon që të tërhiqet nga basketbolli dhe beson se mund të jep edhe më shumë në NBA.

“Personalisht, nuk kam vendosur një limit moshe para se të tërhiqem nga sporti. Mendoj se mund të zhvilloj ende ndeshje me një nivel të lartë, siç dhe tregova këtë sezon. Kur erdha këtu doja të fitoja një titull dhe ia dola mbanë. Tani dua të fitoj një tjetër me Lejkersin.”

Gjithsesi, për të ardhmen ai do të bisedojë me klubin, për të koordinuar planet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat