Real dhe Barcelona fitojnë çerekfinalet e para

Basketboll

Real dhe Barcelona fitojnë çerekfinalet e para

Më: 21 prill 2022 Në ora: 12:58
Real dhe Barcelona fitojnë çerekfinalet e para

Kanë nisur ndeshjet çerekfinale të Euroleague në basketboll për meshkuj, ku luajnë 8 skuadrat më të mira pas përfundimit të sezonit të rregullt.

Surprizta nuk kanë munguar në përballjet e para, siç është humbja e Armani Milano në fushën e tij. ekipi italian u mund 64-48 nga kampionët në fuqi të Anadolu Efes.

Fitojnë dy skuadrat spanjolle të Barcelona dhe Real Madrid, që udhëheqin 1-0 me ndeshje. Barcelona mposhti gjermanët e Bayern Mynih (77-67), ndërsa skuadra “merengues” mundi 84-74 izraelitët e Maccabi. Fiton edhe ekipi grek i Olympiacos, që në Athinë mposhti 71-54 francezët e Monaco.

Euroleague-Çerekfinale

Nd.1, Armani Milano – Anadolu Efes, 48-64 (0-1)

Nd.1, Barcelona – Bayern Mynih, 77-67 (1-0)

Nd.1, Olympiacos – Monaco, 71-54 (1-0)

Nd.1, Real Madrid – Maccabi Tel Aviv, 84-74 (1-0)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat