Peja fuqi për Yllin, kampion i Ligës Unike

Basketboll

Peja fuqi për Yllin, kampion i Ligës Unike

Nga: Kemajl Goca Më: 21 prill 2022 Në ora: 22:46
Peja fuqi për Yllin, kampion i Ligës Unike

Pejës ashtu si i ka hije, nga qyteti i basketbolli, sonte shkëlqeu në finale e Ligës Unike, duke i shkaktuar humbje me rezultat 87:72 (23:19, 26:15, 20:19, 18:19) Golden Eagle Yllit të Therandës.

Në një atmosferë të mirë sportive, pejanët treguan lojë shumë të mirë, sidomos në çerekun e dytë kur edhe shtuan epërsinë. 

Çereku i parë përfundoi me rezultat 23:19 për verdhezinjtë, ndërsa në minutë e 20-të shtuan epërsinë në 15 pikë (49:34). Në minutën e 29-të, Peja në epërsi me 16 pikë (66:50) ndaj therandasve, duke krijuar një epërsi komode për çerekun e fundit.      

Në minutën e 36-të, gjithçka e qartë, Peja shton epërsinë në 20 pikë (80:60), për të fituar takimin me rezultat 87:72.

Peja tregoi fuqinë dhe për herë të parë është i Ligës Unike Kosovë – Shqipëri. 

Basketbollisti Dardan Berisha është më i dalluari me 22 pikë, i ndihmuar nga Stephen Maxwell me 16 e Calvin Godfray me 13 pikë.

Golden Eagle Ylli - Peja 72:87
Palestra e Sportit "Karagaçi" në Pejë.

Gjyqtarë: E. Koci, D. Maxhuni e A. Gashi.
Golden Eagle Ylli: Harris 6, Kastrati 23, Tmushiq 10, Sirko 17, Graf 7, Zenelaj, Grant 3, Morina 4, Pepaj 2, D. Shala dhe A. Shala.
Peja: Fells 9, Washington 13, Berisha 22, Lekndreaj 6, Godfray 13, Maxwell 16, Grapci, Qallakaj 8, Gashi, Nila dhe A. Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat