Simmons pritet të rikthehet nga lëndimi

Basketboll

Simmons pritet të rikthehet nga lëndimi

Më: 21 prill 2022 Në ora: 23:47
Ben Simmons

Basketbollisti i Brooklyn Nets, Ben Simmons pritet të rikthehet nga lëndimi.

Nets nuk e kanë nisur aspak mirë ‘Play Off-in’, kjo pasi kanë pësuar dy humbje, në dy ndeshjet e zhvilluara ndaj Boston Celtics.

Lajm i mirë për Nets do të jetë rikthimi i Ben Simmons.

Ai nuk është paraqitur fare këtë sezon për shkak të lëndimeve, por mund të jetë i gatshëm për ndeshjet e mbetura të  ‘Play Off-it’.

Sipas ‘The Athletic’ Simmons synon të jetë me Nets, për t`i ndihmuar ekipit të rikthej rezultatin ndaj Celtics.

Brooklyn Nets do të pres Boston Celtics, për ndeshjen e tretë të ‘Play Off’ të shtunën, me fillim nga ora 1:30 pas mesnate.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat