KOK-u uron KB Pejën për titullin kampion

Basketboll

KOK-u uron KB Pejën për titullin kampion

Më: 22 prill 2022 Në ora: 12:08
KOK-u uron KB Pejën për titullin kampion

Peja ka mundur Golden Eagle Yllin me rezultat 72:87 (19:23, 15:26, 19:20, 19:18), për t’u shpallur për herë të parë kampion i Ligës Unike.

Në një spektakël të madh të basketbollit, pikërisht në Pejë, verdhezinjtë arritën trofeun e parë për këtë edicion.

Për këtë triumf, Komiteti Olimpik i Kosovës ka uruar klubin nga Peja nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.

“Përgëzime Klubit të Basketbollit Peja, për titullin kampion të fituar në Liga Unike”, ka shkruar KOK-u.

Të pranishëm në finale ishin edhe drejtuesit e KOK-ut, presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat