Boston Celtics arrin edhe fitoren e tretë ndaj Nets

Basketboll

Boston Celtics arrin edhe fitoren e tretë ndaj Nets

Më: 24 prill 2022 Në ora: 09:18
Boston Celtics dhe Brooklyn Nets

Boston Celtics ka arritur fitore në kuadër të ‘Play Off-it’, ndaj Brooklyn Nets.

Celtics mposhtën Nets me rezultat 109 – 103, kështu duke arritur fitoren e tretë në kuadër të ‘Play Off-it’.

Basketbollisti më i dalluar në parket për ekipin vendas ishte Jayson Tatum me 39 pikë të shënuara, gjashtë asistime të dhuruara dhe pesë kërcime gjithsej.

Pas tij performancë të mirë dhuroi Jaylen Brown me 23 pikë, pesë asistime dhe katër kërcime.

Për Nets paraqitje të mirë zhvilloi Bruce Brown Jr 26 pikë shënoi, bëri tri asistime dhe tetë kërcime.

Ndërsa ylli i skuadrës Kevin Durant arriti të shënojë 16 pikë, tetë asistime dhe tetë kërcime.

Kështu Celtics arrin fitoren e tretë, në shtatë ndeshje sa do të zhvillohen gjithsej në kuadër të ‘Play Off-it’.

Mbetet të shihet nëse Nets do të arrijë t`i rrëmbej fitoren në ndeshjet e radhës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat