Minnesota Timberwolves arrin fitore të ngushtë

Basketboll

Minnesota Timberwolves arrin fitore të ngushtë

Më: 24 prill 2022 Në ora: 11:05
Minnesota Timberwolves arrin fitore të ngushtë

Timberwolves ka mposhtur me rezultat të ngushtë Grizzlies.

Ndeshja e katërt e ‘Play Off-it’, në mes Minnesota Timberwolves – Memphis Grizzlies ka përfunduar 119 – 118.

Timberwolves arritën fitore minimale, por shumë të rëndësishme kështu duke e barazuar rezultatin në 2:2.

U zhvillua një ndeshje mjaft e baraspeshuar, ishte çereku i parë ku ekipi mysafirë bëri diferencën e vogël ndaj atij vendas.

Basketbollisti më i dalluar ishte Kalr Anthony me 33 pikë të shënuara, tri asistime dhe gjithsej 14 kërcime.

Pas tij ndeshje të mirë zhvilloi Anthony Edwards me 24 pikë, katër asistime e katër kërcime.

Për ekipin vendas më i miri në parket ishte Desmond Bane me 34 pikë të shënuara, katër asistime dhe dy kërcime.

I dyti me performancë të mirë ishte Dillon Brooks i cili shënoi 24 pikë, dhuroi një asistim dhe bëri dy kërcime.

Pas kësaj fitore të Timberwolves bëhet një ‘luftë’ me e nxehtë në mes dy skuadrave.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat