Për të katërtën herë në karrierën e tij

Basketboll

Për të katërtën herë në karrierën e tij

Më: 26 prill 2022 Në ora: 12:01
Për të katërtën herë në karrierën e tij

Për të katërtën herë në karrierën e tij, basketbollisti i Lakers, LeBron James nuk arrin të kualifikohet në fazën play off. Dhe, në dy raste, ai dështoi të kualifikohet në play off me ekipin kalifornian në 4 sezonet e fundit.

Ndonëse Lakers u ndërtuan në fillim të sezonit për të fituar titullin, situata nuk ishte aspak e lehtë për kalifornianët. Problemet e shumta me dëmtimet dhe pandeminë bënë që Lakers të zhvillojnë një sezon zhgënjyes.

Ai që ka reaguar për këtë situatë është LeBron James, që përmes një postimi në rrjetet sociale bën një premtim të madh:

“Nuk mund dhe nuk dua të heq më dorë nga faza play off në pjesën e mbetur të karrierës time. Kjo situatë ta shpif, të dhemb. Ok, tani do ulem dhe t’i shoh këtë ndeshje”, tha James.

Ende nuk dihet nëse “King James” do të qëndrojë me Lakers apo jo. Gjatë kësaj vere ai duhet të vendosë nëse do të rinovojë kontratën apo jo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat