FBK do të bëjë selektimin e ekipeve kombëtare

Basketboll

FBK do të bëjë selektimin e ekipeve kombëtare

Më: 26 prill 2022 Në ora: 13:05
FBK do të bëjë selektimin e ekipeve kombëtare

Federata e Basketbollit e Kosovës edhe këtë vit do të organizojë Turneun Selektiv në 3x3, që njëkohësisht do të jetë turneu i parë i këtij sezoni në 3x3 në Kosovë.

Nga ky turne FBK do të bëjë selektimin e ekipeve kombëtare të meshkujve dhe femrave që do të përfaqësojnë Kosovën në kualifikime për FIBA EUROPE CUP.

Turneu është i hapur dhe FBK i bën thirrje të gjithë lojtarëve, që të paraqiten për të garuar, kurse afati për paraqitje është nga data 1 maj deri më 6 maj në ora 16:00.

Kushti kryesor për paraqitje është që lojtarët të kenë profil të konfirmuar në play.fiba3x3.com, kurse shorti do të bëhet në mënyrë automatike, në bazë të rangimit të lojtarëve/ekipeve në rang listën e FIBA-s.

Lojtarë të ekipit fitues do të përfshihen në ekipin kombëtar të Kosovës, kurse kualifikimet për FIBA EUROPE CUP sivjet Kosova i zhvillon në Qipro.

Në rast se kalohen kualifikimet, kombëtarja e Kosovës do të garojë në FIBA EUROPE CUP, që zhvillohet në Graz të Austrisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat