Fillon faza e “Play-off”-it në elitën e basketbollit

Basketboll

Fillon faza e “Play-off”-it në elitën e basketbollit

Më: 26 prill 2022 Në ora: 15:47
Fillon faza e “Play-off”-it në elitën e basketbollit

Në mesjavë fillon faza e “Play-off”-it në Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll, ku zhvillohen sfida e para çerekfinale.

Në takimin e parë do të përballen Peja dhe Bashkimi. Pejanët përfunduan në vendin e tretë me 18 fitore e dhjetë humbje, kurse prizrenasit në vendin e gjashtë me 12 fitore e 16 humbje.

Këto dy skuadra u përballën katër herë në edicionin e rregullt, ku tri herë fituan verdhezinjtë, kurse një herë portokallezinjtë. Pejanët janë të motivuar pasi fituan Ligën Unike dhe e duan trofeun e dytë, kurse prizrenasit shpresojnë të kualifikohen në gjysmëfinale.

Sfida e dytë është ndërmjet Prizrenit 16 dhe Sigal Prishtinës, që pritet të jetë mjaft interesante. Të dy skuadrat përfunduan garat e rregullta me 15 fitore e 13 humbje. Në duelet direkte mes tyre, tri herë fituan prizrenasit, ndërsa një herë prishtinasit.

Në gjysmëfinale kualifikohen skuadrat që shënojnë dy fitore.

Golden Eagle Ylli në gjysmëfinale e pret fituesin e ndeshjes Prizreni 16-Sigal Prishtina, kurse Trepça e pret fituesin e ndeshjes Peja-Bashkimi.

Play-off

E mërkurë

20:45 Peja - Bashkimi

E enjte

20:45 Prizreni 16 - Sigal Prishtina

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat