Prishtina e Re - Rahoveci, garojnë për Superligë

Basketboll

Prishtina e Re - Rahoveci, garojnë për Superligë

Më: 26 prill 2022 Në ora: 15:49
Prishtina e Re-Rahoveci, garojnë për Superligë

Prishtina e Re dhe Rahoveci do të përballen në “Play-out” për një vend në elitën e basketbollit në edicionin e ardhshëm.

Prishtinasit ishin finalistë të “Play-off”-it në Ligën e Parë të Meshkujve, ku pësuan nga Vëllaznimi i Gjakovës, që siguroi rikthimin në Superligë, ndërsa Rahoveci përfundoi garat në vendin e shtatë në Art Motion Superligë dhe do të luftojë të mbetet në elitën e basketbollit.

Sfida e parë do të zhvillohet të mërkurën në kryeqytet, ndërsa skuadra që siguron rezultat më të mirë nga të dy përballjet do të sigurojë një vend në elitën e basketbollit për edicionin e ardhshëm.

Kryeqytetasit janë të motivuar, pasi do të ishte hera e parë që do të luajnë në Superligë, ndërsa Vreshtarët, që garuan edhe në Ligën Unike, synojnë të mbesin pjesë e elitës së basketbollit.

Play-out

E mërkurë

12:15 Prishtina e RE – Rahoveci

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat