Prizreni 16 mposht Sigal Prishtinën

Basketboll

Prizreni 16 mposht Sigal Prishtinën

Më: 28 prill 2022 Në ora: 23:22
Foto ilustrim

Klubi i basketbollit Prizreni 16 e ka mposhtur sot gjigantin e basketbollit kosovar Sigal Prishtinën, ndeshje kjo e cila ishte e vlefshme për takimin e parë të çerekfinales së “Play-off-it”.

Prizrenasit mposhtën Sigal Prishtinën me shifrat 95:87 (29:25, 18:20, 27:28, 21:14), ndërsa ndeshjen e dytë do ta zhvillojnë në Prishtinë, ku skuadra e parë që regjistron dy fitore vazhdon në gjysmëfinale.

E gjithë ndeshja ishte pothuajse e barabartë nga të dyja skuadrat, por në dhjetë minutat e fundit dhe vendimtare, prizrenasit ishin më të mirë, duke u shkëputur në 13 pikë, 92:79 dhe arritën të menaxhojnë epërsinë, duke triumfuar në fund 95:87.

Më të dalluarit e ndeshjes te Prizreni ishin Arti Hajdari, i cili regjistroi plot 35 pikë, Urim Zenelaj me 12 pikë e tetë kërcime dhe Darell Davis me 18 pikë e gjashtë asistime.

Në anën tjetër, basketbollistët më të mirë te Sigal Prishtina ishin Devin Thomas me nëntë pikë e 17 kërcime, Jetmir Zeqiri me 23 pikë dhe Jan Palokaj me 20.

Rezultati final i ndeshjes është 95:87 në favor të Prizrenit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat