Kampionët e Anadolu Efes eliminojnë Milanon

Basketboll

Kampionët e Anadolu Efes eliminojnë Milanon

Më: 30 prill 2022 Në ora: 12:07
Kampionët e Anadolu Efes eliminojnë Milanon

Pas spanjollëve të Real Madrid edhe skuadra turke e Andaolu Efes ka siguruar një biletë për në “final four” të këtij edicioni (2022-2022) të Euroleague në basketboll për meshkuj.

Ekipi turk eliminoi 3-1 me ndeshje italianët e Armani Milano, duke fituar 75-70 edhe përballjen e katërt mes tyre, luajtur në Stamboll.

Për t’u përcaktuar janë emrat e dy ekipeve të tjera që do të shkojnë në gjysmëfinale, që do të dalin nga ndeshjet e pesta. Kështu, Bayern Mynih fitoi 59-52 ndaj Barcelonës në përballjen e katërt dhe barazoi 2-2 serinë. Po 2-2 edhe sfida mes Olympiacos e Monaco, me francezët që fituan 78-77 takimin e katërt.

Euroleague-Çerekfinale

Nd.1, Armani Milano – Anadolu Efes, 70-75 (1-3)

Nd.1, Barcelona – Bayern Mynih, 52-59 (2-2)

Nd.1, Olympiacos – Monaco, 77-78 (2-2)

Nd.1, Real Madrid – Maccabi Tel Aviv, (3-0)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat