Për herë të parë NBA zbarkon në Emiratet e Bashkuara Arabe

Basketboll

Për herë të parë NBA zbarkon në Emiratet e Bashkuara Arabe

Më: 10 maj 2022 Në ora: 17:55
Për herë të parë NBA zbarkon në Emiratet e Bashkuara Arabe

NBA do të zbarkojë për herë të parë në historinë e saj në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Kjo metodë e zhvillimit të ndeshjeve jashtë Amerikës është praktikuar edhe më parë, por ishte ndërprerë për shkak të pandemisë. NBA ka vendosur të luajë dy ndeshje në Abu Dhabi pas një marrëveshje të arritur sot.

Ekipet e Atlanta Hawks dhe Milwaukee Bucks do të luajnë dy ndeshje miqësore, në periudhën para-sezonit, në “Etihad Arena” të Abu Dhabi, më 6 dhe 8 tetor.

Këto dy ndeshje janë pjesë e një marrëveshje që është arritur mes NBA dhe Departamentit të Kulturës e Turizmit në Abu Dhabi. Në këtë shtet ka nisur në janar një Ligë e hapur me 450 fëmijë të moshës 11-14 vjeç.

Po në atë periudhë, në Japoni do të luhen dy ndeshje miqësore mes Golden State Warriors dhe Washington Wizards.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat