Virtus Bolonja, fiton Eurokupën e Evropës

Basketboll

Virtus Bolonja, fiton Eurokupën e Evropës

Më: 12 maj 2022 Në ora: 13:27
Virtus Bolonja, fiton Eurokupën e Evropës

Basketbollistët e Virtus Bolonja, të drejtuar nga trajneri Serxhio Skariolla, në sfidën finale, mundën Bursasporin dhe arkëtuan titullin e Eurokupës.

Në sfidën e zhvilluar në Bolonjë, vendasit ishin më të mirë se skuadra turke, e cila përgatiti disa befasi deri në finale, ku u mundëm me rezultat 80-67.

Teodosiq ishte më efikas te skuadra vendase me 21 pikë, ku u dalluan edhe Zhaite dhe Vims, të cilët shtuan edhe nga 13 pikë, secili. Ndërkohë më efikas te skuadra turke e Bursasporit ishte amerikani Dejv Duzhinski me 14 pikë.

Triumfi në Eurokupë, e dërgon skuadrën e Virtusit në Euroligë në sezonin 2022/23. Të gjithë pjesëmarrësit në këtë kompeticion do të mësohen pasi që të konfirmohet vendimi për largimin e skuadrave ruse si Zeniti, Uniks dhe CSKA Moskë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat