Trepça triumfon pas vazhdimeve ndaj Pejës

Basketboll

Trepça triumfon pas vazhdimeve ndaj Pejës

Më: 12 maj 2022 Në ora: 23:46
Trepça triumfon pas vazhdimeve ndaj Pejës

Trepça ka fituar me rezultat 107-105 ndaj Pejës në Palestrën “Minatori” në Mitrovicë, duke amrrë kështu kryesimin 2-0 në serinë e gjysmëfinaleve të play-offit.

Ndeshja ishte e zjarrtë në “Minatori”, e po aq i zjarrtë edhe rezultati.

Pas 40 minutave, në semafor figuronin shifrat 84:84, teksa ndeshja shkoi në vazhdime.

Ishte Edwards që realizoi një treshe në momentet e fundit, duke e çuar ndeshjen në vazhdime, çka bëri që tifozët vendas të hynin në parket.

E fituesi nuk u caktua as pas pesë minutave të vazhdimeve, teksa rezultati ishte 95:95. Në vazhdimin e dytë, Edwards humbi dy gjuajtje të lira e lojtari i Pejës, Albin Berisha humbi mundësinë nga një tre-pikësh të fitojë lojën për “Shqiponjat”  

Ndeshja e parë e zhvilluar në “Minatori” u mbyll me fitoren e Trepçës.

Ekipi që arrin tri fitore, kualifikohet në finalen e madhe të këtij edicioni. Ndeshjet e radhës zhvillohen në “Karagaçi” të Pejës ku pritet një dramë e vërtetë basketbollistike.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat