Ylli e kërkon kualifikimin në finale sonte

Basketboll

Ylli e kërkon kualifikimin në finale sonte

Më: 14 maj 2022 Në ora: 11:18
Ylli e kërkon kualifikimin në finale sonte

Në fundjavë do të zhvillohen ndeshjen e treta gjysmëfinale të “Play-off”-it. Ylli dhe Trepça po avancojnë 2:0 dhe në rast se shënojnë fitore, atëherë do të kualifikohen në finale.

Nëse Prishtina dhe Peja shënojnë fitore, atëherë seria do të ngushtohet në 2:1, dhe takimet e radhës sërish do të zhvilloheshin në këto dy qytetet e fundit.

Të shtunën prishtinasit do të mundohen të shënojnë fitoren e parë përballë therandasve në këtë edicion.

Në garat e rregullta katër fitore shënuan kampionët, ashtu si edhe në gjysmëfinale, 73:48 dhe 79:70.

Ndërkohë, liderët e Superligës do të mundohen të fitojnë edhe ndeshjen e tretë dhe të kualifikohen në finale.

Takime shumë më interesante janë zhvilluar mes Trepçës dhe Pejës, sidomos gjysmëfinalja e dytë, që u përcaktua fituesi pas dy vazhdimeve, 107:105 për mitrovicasit, që kishin fituar edhe takimin e parë, 75:68.

Pejanët synojnë fitoren për të ngushtuar serinë në 2:1, ndërsa ‘Xehetarët’ të fitojnë dhe kalojnë në finale.

Gjysmëfinalet e treta

E shtunë
19:00 Sigal Prishtina – Golden Eagle Ylli

E diel
17:00 Peja – Trepça

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat