Anadolu Efes në majën e Europës

Basketboll

Anadolu Efes në majën e Europës

Më: 22 maj 2022 Në ora: 14:50
Anadolu Efes në majën e Europës

Për të dytin vit me radhë, skuadra turke e Anadolu Efes shpallet kampione e Europës në basketboll për meshkuj, duke fituar edicionin 2021-2022 të Euroleague.

Turqit mposhtën 58-57 në finale spanjollët e Real Madrid, në një ndeshje të dueluar deri në sekondën e fundit. Në vendin e tretë doli Barcelona, që mundi 84-74 Olympiacos.

Ndeshjet e “final four” u luajtën në Beograd, aty ku Anadolu Efes u tregua më e saktë dhe e kujdesshme, sidomos në momentet vendimtare. Si në gjysmëfinale ndaj Olympiacos ashtu dhe në finalen ndaj “merengues”. Spanjollët kishin mundësi të barazonin apo dërgonin ndeshjen në shtesë, por nuk bënë faull në aksionin e fundit.

Një triumf i merituar i ekipit që drejtohet nga trajneri Ergin Ataman, që udhëhoqi drejt suksesit një ekip të fortë. Edhe pse ky sezon nisi keq për kampionët e Europës, ata arritën të rikuperojnë e fitojnë, duke përfituar edhe nga përjashtimi i tri skuadrave ruse. Meritë në këtë sukses kanë edhe basketbollistët: Micic 23 pikë, Pleisss 19 e Larkin 10 pikë në finale.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat