Curry provokon rivalët e Boston: Le të provojnë të na ndalin

Basketboll

Curry provokon rivalët e Boston: Le të provojnë të na ndalin

Më: 31 maj 2022 Në ora: 11:57
Curry provokon rivalët e Boston: Le të provojnë të na ndalin

Skuadra e Golden State Warriors rikthehet në një finale të NBA-së pas katër vitesh, duke triumfuar në Konferencën e Perëndimit.

Një rezultat që nuk mendohej këtë sezon, pasi skuadra e trajnerit Steve Kerr nuk konsiderohej favorite.

Gjithsesi, falë një loje të mirë kolektive dhe rikthimit në parket të Klay Thompson pas dy vitesh dëmtim, bëri që Warriors të kalojnë çdo pengesë në play off e të shkojnë në finale.

Meritë për këtë sukses ka edhe kapiteni i këtij ekipi, Stephen Curry, që pas 3 tritujve të fituar me Golden State në periudhën e artë (2015, 2017 e 2018), synon titullin e katërt në karrierë.

Curry ka qenë protagonist këtë sezon, duke vendosur disa rekorde këtë sezon: Ka realizuar një tripikësh në të paktën 158 ndeshje radhazi si dhe është bërë basketbollisti që ka realizuar më shumë tripikësha në historinë e NBA-së.

Duke folur për “The Finals”, ku do të përballen me Boston Celtics, basketbollisti Stephen Curry shprehet: “Le të provojnë të na ndalin. Jemi një ekip i fortë dhe i vetëdijshëm për forcën që kemi. Kemi bërë një rrugëtim të gjatë dhe me shumë të papritura, nuk kemi ndërmend të ndalemi tani.

Përballë kemi një ekip të fortë, por jemi përgatitur ashtu si duhet për të fituar titullin kampion”. Finalja e parë luhet më 2 qershor, në Boston.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat