Sfida e nxehtë në Mitrovicë

Basketboll

Sfida e nxehtë në Mitrovicë

Më: 31 maj 2022 Në ora: 19:28
Sfida e nxehtë në Mitrovicë

Të enjten e 2 qershorit, Trepça dhe Golden Eagle Ylli do të zhvillojnë ndeshjen e katërt të “Play-off”-it.

Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 20:30 në palestrën sportive “Minatori” në Mitrovicë.

Ylli është më afër mbrojtjes së titullit të kampionit, pasi po udhëheq në serinë finale 2:1.

Pra, skuadrës nga Suhareka i nevojitet vetëm edhe një fitore për të rrëmbyer sërish titullin e më të mirit.

Në anën tjetër, Trepça synon barazimin e serisë finale për të mbajtur gjallë ende shpresat për titull.

Në rast se seria finale barazohet në 2:2, atëherë do të duhet të zhvillohet edhe një tjetër ndeshje në Suharekë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat