Djali i Shaquille O’Neil hyn në “draft” e synon një vend në NBA

Basketboll

Djali i Shaquille O’Neil hyn në “draft” e synon një vend në NBA

Më: 7 qershor 2022 Në ora: 11:58
Djali i Shaquille O’Neil hyn në “draft” e synon një vend në NBA

Shareef O’Neal djali i legjendës Shaquille O’Neal do të jetë pjesë e “Draft” që do të zhvillohet më 23 qershor. Basketbollisti 22-vjeçar, që deri më tani ka luajtur në kolegjet amerikane, do të ketë mundësinë të zgjidhet nga një prej 30 skuadrave të NBA-së.

Gjithsesi, ai është një nga lojtarët e shumtë që synojnë fatin e tyre në NBA dhe asgjë nuk është e sigurt për të. Karriera e tij në kolegje nuk ka qenë shumë e mirë, kushtëzuar më së shumti nga dëmtimet. Gjithsesi, trashëgimia gjenetike mund të jetë një shans i mirë për të.

Gjatë kësaj periudhe, ai do të ketë mundësi të stërvitet me disa prej skuadrave, me të cilët ai ka një program të detajuar. Ndërkohë që, në maj të këtij viti, mori pjesë në G League Elite Camp, ku kishte një mesatare prej 8 pikësh dhe 6 rebound për ndeshje.

Në kolegje, ai ka luajtur me Arizona dhe më pas me UCLA. Disa probleme kardiovaskulare e ndalën rrugëtimin dhe më pas u rikthye në Drew League. Më pas shkon në Universitetin e Luisiana (skuadra LSU), aty ku kishte luajtur edhe babai i tij. Nuk ka shkëlqyer shumë, por ai do të provojë shansin e tij në “draft”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat