Basketbollistet e KB “Junior 06” udhëtojnë për në Mal të Zi

Basketboll

Basketbollistet e KB “Junior 06” udhëtojnë për në Mal të Zi

Nga: Vllaznim Bytyçi Më: 10 qershor 2022 Në ora: 11:52
Basketbollistet e KB “Junior 06” udhëtojnë për në Mal të Zi

Takohen me Buduçnostin dhe Primorjen!

Kampionet e Kosovës në Basketboll për grupmoshat U-16, KBF “Junior 06”, të shtunën dhe të dielën do të qëndrojnë në Mal të Zi, ku do t’i zhvillojnë dy ndeshje miqësore me skuadrat malazeze.

Fillimisht, të shtunën, kampionet e Kosovës do të takohen me ekipin kampion të Malit të Zi, “Buduçnost Bemax". Kjo ndeshje do të luhet

në Podgoricë dhe do të fillojë në orën 16.

Ndërkaq, të dielën vashat prizrenase do të zbresin në Ulqin për t’u përballur me ekipin kampion të WABA Ligës, KBF “Primorje”

Ky duel zhvillohet në qytetin bregdetar të Ulqinit të bukur dhe do të nisë në orën 12.
Të dyja këto takime do të transmetohen drejtpërdrejt me komentim në portalin e KBF “Junior 06”, ndërsa raportet do t’i ndiqni në portalet 'News Kosova', TV Plus dhe 'Bota sot'.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat