Davis shqetëson me deklaratën e tij

Basketboll

Davis shqetëson me deklaratën e tij

Më: 13 qershor 2022 Në ora: 16:39
Anthony Davis

Anthony Davis ka bërë bujë të madhe nëpër mediat amerikane.

Ylli i NBA, Anthony Davis, i cili aktivizohet me skuadrën e Los Angeles Lakers duket se nuk po punon mjaftueshëm për të mbajtur në nivel formën e tij.

Qendra amerikane është parë në një video teksa luan për rekreacion në një kopsht.

Mes tjerash, në bisedë e sipër, AD i thotë një të pranishmi se “Nuk kam gjuajtur një top basketbolli që nga 5 prilli”.

5 prilli është pikërisht data kur LA Lakers luajtën ndeshjen e fundit në NBA.

AD duket se nuk ka bërë asgjë gjatë fazës pas-sezonale për të përmirësuar situatën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat