KB Bashkimi e injoron, Anduena Rifati reagon ashpër: Jam e indinjuar

Basketboll

KB Bashkimi e injoron, Anduena Rifati reagon ashpër: Jam e indinjuar

Nga: Kemajl Goca Më: 15 qershor 2022 Në ora: 12:46
Anduena Rifati

Nuk kanë të ndalur padrejtësitë në sportin e Kosovës, kësaj radhe në sportin e basketbollit.

Anduena Rifati, ish basketbolliste e spikatur, nuk ftohet në kuvendin e klubit të basketbollit Bashkimi të Prizrenit (meshkujt).

E çuditshme apo jo, nuk ftohet një emër që i dha shumë klubit, si basketbolliste nga viti 1996, në kohërat më të vështira, kur jeta ishte në rrezik në çdo sekondë nga regjimi serb, duke luajtur deri në vitin 2009. 

Image

Anduena ka qenë basketbollistja më e mirë që ka pasur qyteti i lashtë, Prizreni, që vjen prej një familje sportistësh dhe lihet anash apo në harresë me apo pa qëllim, këtë e dijnë më së miri organizatorët e këtij kuvendi.

Anduena është thellë e prekur nga ky injorim që i bëri klubi i zemrës, që i dha shumë, i solli shumë trofe dhe nuk kurseu asgjë nga vetja për sukseset e pareshtura në kohën e saj! 

Image

“Nuk jam ftuar fare në kuvendin zgjedhor të KB Bashkimi përkundër që jam delegate e kuvendit. 

Në lidhje me mbajtjen e kuvendit kam qenë në dijeni dhe nga afër me kujdes e kam përcjellë se çka po ndodh, kush po kandidon etj. pasi që një jetë ia kam kushtuar këtij klubi, që me djersën dhe kontributin tim ndër vite qytetit të Prizrenit i kam sjellur shumë suksese e rezultate, kupa, tituj kampioni, reprezentuese në përfaqësuese etj.

Thjesht jam e indinjuar nga organizatorët për këtë lëshim, sepse dihet që kuvendi i ka 41 anëtarë e nuk ka mundësi të harrohet apo diçka tjetër, ku mund të them diku 10 femra në kuvend, në shenjë respekti Adelina Çipa nuk mori pjesë në kuvend për shkak mos ftesës sime. 

Image

Gjithë këto që i përmenda shpresoj që mos t'i ndodh askujt, por djersën dhe meritat që kemi dhënë për klubin nuk mund të na i merr askush, dikujt që i pëlqen apo nuk i pëlqen, ne gjithmonë do të jemi të gatshëm të bëjmë me të mirën për basketboll të Prizrenit, sepse jemi vlerë e nuk hyjmë në kategorinë e grupeve të interesit”, thotë Anduena për gazetën kombëtare “Bota sot”.

A mendoni se iu bë me qëllim? “Po”, përgjigjet Anduena, e cila ka luajtur në pozitën 4-she. Anduena aktualisht është vëzhguese e LIgës Unike në basketboll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat