Tyran Kosova, kryetar i ri i KB Bashkimit

Basketboll

Tyran Kosova, kryetar i ri i KB Bashkimit

Më: 15 qershor 2022 Në ora: 19:40
Tyran Kosova, kryetar i ri i KB Bashkimit

Klubi i Basketbollit Bashkimi ka mbajtur kuvendin e rregullt zgjedhur sipas diskutimeve të përcaktuara në rendin e ditës.
Pas konstatimit që kuvendi ka kuorum të nevojshëm për fillimin e punës me 28 anëtarë të pranishëm, mbledhjen e hapi kryetari i klubit Rini Shpendi.

Mbledhja vazhdoi më pas me raportimin e aspektit sportiv dhe organizativ nga ana e kryesisë së deritashme. Fillimisht anëtari i kryesisë, Ylli Hoti, foli për sfidat dhe sukseset e arritura nga klubi i Bashkimit përgjatë mandatit 4 vjeçar, kurse më pas drejtori sportiv, Artan Kurti, dha sqarime lidhur me arritjet në aspektin sportiv.

Më pas fjalën e mori Dren Marseli, i cili në cilësinë e drejtorit organizativ i njoftoi të pranishmit për situatën organizative dhe gjendjen e përmirësuar ndër vitesh në raport me sponzorët. Për raportin financiar dhe të auditimit të pranishmit i informoi zyrtari financiar i klubit, Arbër Polloshka, i cili ndër tjerash dha sqarime edhe për borxhet e trashëguara dhe ato të mbetura.

Pas raportimit të gjendjes nga kryesia dhe zgjedhjes së anëtarëve të këshilli mbikëqyrës, u votua edhe për zgjedhjen e kryetarit të ri të klubit.

I propozuari i vetëm për kryetar ishte Tyrhan Kosova, i cili pas prezantimit të tij u votua dhe me shumicë votash u zgjodh kryetar i ri i klubit.

Pika e fundit e rendit të ditës për zgjedhjen e anëtarëve të bordit u propozua që të shtyhet për mbledhjen e ardhshme, njofton faqja e KB Bashkimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat