Publikohet lista e gjerë e Kosova A për ndeshjen ndaj Danimarkë

Basketboll

Publikohet lista e gjerë e Kosova A për ndeshjen ndaj Danimarkë

Më: 16 qershor 2022 Në ora: 16:31
Publikohet lista e gjerë e Kosova A për ndeshjen ndaj Danimarkë

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës A, Christos Marmarinos në konsultim me shtabin teknik ka shpallur listën e gjerë të basketbollistëve për ndeshjen e qershorit ndaj Danimarkës në kuadër të parakualifikimeve për FIBA Eurobasket 2025. 

Në listën e gjerë janë ftuar 14 basketbollistë, të cilët do të mbikëqyren dhe më pas do të shpallet lista përfundimtare. Stërvitjen e parë basketbollistët e zhvillojnë të premten (17.06.2022) nga ora 18:00 në palestrën sportive të Kolegjit "ISP" në Marigona Residence.

Sa i përket të ftuarve, për herë të parë te Kosova A janë ftuar basketbollistët Etnik Peci dhe Ardit Pepaj. 

"Dardanët" e zhvillojnë ndeshjen me Danimarkën më 30 qershor në kuadër. Kosova është në grup me Danimarkën dhe Norvegjinë ku renditet e dyta me tre pikë të grumbulluara, aq sa ka edhe Norvegjia në vendin e parë.

Numri i Kombëtareve pjesëmarrëse në parakualifikime të FIBA Eurobasket 2025 është 10, ku një grup përbehet nga 4 kombëtare, kurse dy grupe tjera me nga 3 kombëtare.

Katër skuadra, tri fituesit e grupeve, dhe një kombëtare e cila është e renditur në pozitën e dytë më së miri do të kualifikohen për raundin e dyte para-kualifikues. Raundi i dytë do të mbahet midis gusht 2022, nëntor 2022 dhe shkurt 2023.

Lista e gjerë:

Valon Bunjaku

Amin Hot

Etnik Peci

Dardan Berisha

Mikaile Tmusic

Altin Morina

Meriton Ismaili

Ardit Pepaj

Drilon Hajrizi

Muhamedali Janjeva

Rron Ukaj

Samir Zekiqi

Gezim Morina

Fisnik Rugova

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat