Prishtina e rikthen trajnerin e njohur turk

Basketboll

Prishtina e rikthen trajnerin e njohur turk

Më: 17 qershor 2022 Në ora: 19:37
Prishtina e rikthen trajnerin e njohur turk, Ekrem Memnun

Klubi basketbollistik, Prishtina është bërë me trajner të ri.

Kryeqytetasit njoftuan para pak minutash se kanë arritur marrëveshje me trajnerin turk me prejardhje shqiptare, Ekrem Memnun.

Ekrem Memnun rikthehet pas 17 viteve te Prishtina, ekip të cilin e drejtoi për 2 vite (2003-2005),.

Ai vjen pas një sezoni me skuadrën e madhe turke, Galatasaray tek meshkujt, por me një përvojë të madhe si ndihmës-trajner i Anadolu Efes, trajner i Daruşşafaka, trajner dhe fitues i EuroLeague me Galatasaray (femrat) dhe timonier i kombëtares turke (femrat).

Ai poashtu posedon çmime individuale si: trajner i vitit në Kosovë (2005), trajner i vitit në EuroLeague (2014) dhe trajner i vitit në Superligën Turke (2015).

Me ardhjen e tij në Prishtinë, do të diskutohen transferet vendore dhe të huaja të cilat do të zbulohen në javët e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat