Flaka: Do ta jap maksimumin për Kosovën

Basketboll

Flaka: Do ta jap maksimumin për Kosovën

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 14:58
Flaka Kelmendi

Faza e përgatitjes në kampin e vajza është duke shkuar drejt fundit.

Pas dy javë stërvitje intensive tashmë vashat “Dardane” janë gati të udhëtojnë drejt Qipros për FIBA Kampionatit Evropian të Shteteve të Vogla, që do të zhvillohet nga data 28 qershor deri më 3 korrik.

Basketbollistja Flaka Kelmendi e cila ka udhëtuar nga Norvegjia për të përfaqësuar Kosovën ka folur për ndeshjen që sipas saj pritet të jete më e vështira. “Mendoj që ndeshja më e vështirë në këtë kampionat do të jetë kundër Norvegjisë, për shkak që nuk kemi luajtur më parë kundër tyre dhe gjithashtu kanë lojtare me eksperiencë,” ka thënë Flaka për faqen zyrtare të FBK-së.

Shpirti luftarak i Flakës tashmë është veç se i njohur për Përfaqësuesen, e të njëjtën do të vazhdojë ta vë në pah edhe këtë herë: “Unë do të luftoj shumë dhe do ta jap maksimumin për Kosovën si çdo herë tjetër.”

Kosova stërvitjen e fundit në Prishtinë e zhvillon të dielën nga ora 17:00, kurse në mes natën e së hënës udhëton drejt Nicosia të Qipros.

Vashat “Dardane” vitin e kaluar në paraqitjen e tyre historike kishin arritur që të stoliseshin me medaljen e bronztë, kurse këtë vit Kosova udhëtojnë me synime për rezultat më të mirë".

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat