Kosova mundet nga Qipro

Basketboll

Kosova mundet nga Qipro

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 18:04
Kosova mundet nga Qipro

Kosova ka pësuar humbje nga Qipros me rezultat 67:88 (17:18, 16:22, 20:23, 14:25), në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla që po zhvillohet pikërisht në Qipro.

Kosova e nisi ndeshjen për mrekulli, me një seri prej 6:0, por shpejt u kundërpërgjigjen qipriotet, duke kaluar në epërsi 6:7, megjithatë, vashat e Kosovës sërish arritën të shkëputen në gjashtë pikë, 17:11, por më pas kishin një rënie, duke e përmbyllur çerekun e parë 17:18.

Qipro vazhdoi me lojë të mirë, duke u shkëputur edhe më shumë 17:26, që ishte epërsia më e lartë, por më pas dardanet ngushtuan shifrat, megjithëse skuadra vendase ishte në epërsi gjatë kësaj periudhe, kurse pjesa e parë përfundoi me shifrat 33:40.

Në periudhën e tretë, epërsia më e lartë e Qipros shkoi deri në 13 pikë, 39:52, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 53:63. Basketbollistet e Kosovës u munduan në dhjetë minutat e fundit, por pa ia arritur qëllimit dhe pësuan 67:88.

Te Kosova u dalluan Era Shatri me 17 pikë e tetë kërcime, Saranda Daci me 15 pikë e 11 kërcime dhe Astera Tuhina me 16 pikë e katër kërcime.

Ndeshja e ardhshme dhe e fundit për Kosovën do të jetë të shtunën ndaj Norvegjisë nga ora 15:00.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat