FBK i falënderon të gjithë tifozët kudo që mbështesin Kosovën

Basketboll

FBK i falënderon të gjithë tifozët kudo që mbështesin Kosovën

Më: 1 korrik 2022 Në ora: 16:50
FBK i falënderon të gjithë tifozët kudo që mbështesin Kosovën

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) falënderon të gjithë tifozët shqiptarë që e kanë përkrahur Kosovën në përballjen ndaj Danimarkës, që u zhvillua të enjten mbrëma në Naestved. 

Pavarësisht rezultatit, tifozët shqiptarë kanë mbështetur vazhdimisht basketbollistët e Kosovës, duke krijuar një atmosferë të bukur sportive. 

Pas ndeshjes ata janë fotografuar dhe kanë marrë fanellat e lojtarëve të Kosovës. 

Si gjithmonë përkrahja nuk mungoi në Naestved nga tifozët shqiptarë, ashtu siç nuk ka munguar në asnjë ndeshje, kur Kosova ka luajtur si mysafire.

FBK i falënderon të gjithë tifozët kudo që mbështesin Kosovën.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat