Gordon qëndron te Trepça edhe për një sezon

Basketboll

Gordon qëndron te Trepça edhe për një sezon

Më: 18 korrik 2022 Në ora: 19:24
Andrew Gordon

Andrew Gordon do të jetë pjesë e KB Trepçës për së paku edhe një tjetër sezon.

Klubi mitrovicas ka njoftuar këtë të hënë për arritjen e marrëveshjes me lojtarin.

Gordon ishte njëri nga basketbollistët më të dalluar te mitrovicasit në sezonin e fundit.

Qendra amerikane me Trepçën e fitoi trofeun e Kupës së Kosovës, teksa arritën edhe deri në finale të “Play-Off”-it në Superligë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat