Fillon Kampi Nacional i Basketbollit

Basketboll

Fillon Kampi Nacional i Basketbollit

Më: 26 korrik 2022 Në ora: 11:25
Fillon Kampi Nacional i Basketbollit

Ka nisur edhe zyrtarisht Kampi Nacional i Basketbollit i organizuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK). Kampi organizohet në të dyja konkurrencat, ku marrin pjesë 24 djem dhe 24 vajza të lindur më 2009-2010.

Kampi organizohet në “Loyola Gymnasium”, ku të hënën mbrëma është bërë hapja zyrtare.

Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku është shprehur e lumtur që bën hapjen solemne të kampit. “Ky është viti i gjashtë që organizojmë Kampin Nacional.

Jam e lumtur që sërish marr pjesë në hapjen e kampit. Për vajzat e reja kam një mesazh: mos u ndalni asnjëherë deri në përmbushjen e ëndrrave, si dhe mos u largoni nga basketbolli, edhe kur të pensionoheni nga ky sport. Ky është edhe një qëllim i Federatës që të ketë sa më shumë vajza në basketboll dhe t’i inkurajoj ato që të merren sa më shumë me sport dhe të mos largohen asnjëherë”, është shprehur Dushku në hapjen solemne.

Drejtori Teknik në FBK, Arben Krasniqi ka folur për rëndësinë e kampit për zhvillimin e gjeneratave të reja, ndërsa Koordinatori Fikret Shatri para fëmijëve ka folur për rregullat që duhet t’i ndjekin lojtarët/et në kamp.

Drejtori i “Loyola Gymnasium”, Enver Sulaj është shprehur i nderuar, që ky aktivitet mbahet pikërisht në shkollën që drejton ai. “Sporti është një mundësi për të gjithë, sidomos për fëmijët. Jemi të nderuar që ky kam organizohet në shkollën tonë”, ka thënë Sulaj, duke shpresuar se shumë basketbollistë/e do të dalin nga ky kamp. “Loyola Gymnasium” ka qenë përkrahëse e kampit, që do të mbahet deri më 30 korrik.  

Synimi i këtij kampi është zhvillimi i gjeneratave të reja, që më vonë do të jenë pjesë e Përfaqësueseve të Kosovës dhe do të jenë e ardhmja e basketbollit.

Kampi organizohet çdo vit nga Federata e Basketbollit e Kosovës, që ju kushton mjaft rëndësi gjeneratave të reja në të dyja konkurrencat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat