Orari i Kosovës në Evropian

Basketboll

Orari i Kosovës në Evropian

Më: 28 korrik 2022 Në ora: 16:45
Orari i Kosovës në Evropian

Kosova nga 29 korriku deri më 7 gusht do të jetë pjesëmarrëse në FIBA Kampionatin Evropian, Divizioni B për meshkuj U18.

Basketbollistët të udhëhequr nga Ilir Selmani pas përgatitjeve intensive në Mitrovicë kanë udhëtuar në Rumani, me shpresë se do të tregojnë paraqitje sa më të mira, edhe pse ndodhen në një grup shumë të vështirë.

U18 janë në Grupin B, së bashku me Holandën, Bullgarinë, Bosnje e Hercegovinën, Gjeorgjinë dhe Norvegjinë.

Orari i Kosovës

E premte-29 korrik

14:45 Kosova-Gjeorgjia

E shtunë-30 korrik

17:00 Bullgaria-Kosova

E diel-31 korrik

12:30 Kosova-Holanda

E martë-2 gusht

12:30 Norvegjia-Kosova

E mërkurë-3 gusht

14:45 Kosova-Bosnja e Hercegovina

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat