Kosova pëson nga Gjeorgjia

Basketboll

Kosova pëson nga Gjeorgjia

Më: 29 korrik 2022 Në ora: 19:19
Kosova pëson nga Gjeorgjia

Kosova ka pësuar humbje nga Gjeorgjia me rezultat 60:87 (20:18, 11:22, 14:19, 15:28), në ndeshjen e parë të FIBA Kampionatit Evropian, Divizioni B, që mbahet nga sot deri më 7 gusht.

Basketbollistët e Kosovës ishin më të mirë në periudhën e parë, që e fituan 20:18, por më pas pësuan rënie dhe kjo u kushtoi me humbje. Gjeorgjianët ishin më të mirë në tre periudhat e fundit, duke triumfuar 60:87.

Te Kosova më i dalluari ishte Bardh Istrefi me 20 pikë e 11 kërcime.

Në grup me Kosovën janë edhe Holanda, Bullgaria, Norvegjia dhe Bosnja e Hercegovina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat