Shkëmbimi i bujshëm në NBA?

Basketboll

Shkëmbimi i bujshëm në NBA?

Më: 31 korrik 2022 Në ora: 11:37
Shkëmbimi i bujshëm në NBA?

Prej javësh ylli i Bruklin Nets, Kevin Durant, ka kërkuar të largohet nga skuadra në kërkim të një aventure të re, ku do të mund të fitojë kampionatin.

Siç kanë bërë me dije mediat amerikane, ai është shumë i mirëpritur te skuadra e Boston Sëlltiks, e cila është e gatshme ta shkëmbejë me yllin e saj, Xhajlen Braun.

Në fillim ky lajm shihej si thashetheme të merkatos, por tashmë mediat kanë zbuluar se ky shkëmbim pritet të ndodhë vërtet.

Në drejtim të 33-vjeçarit të Netsave kanë ardhur shumë oferta tunduese, por duket se ai pëlqen më shumë opsionin e Sëlltiks.

Gjithashtu dhe Nets do të përfitonte shumë nga ky shkëmbim, ku do të merrte në skuadër një nga lojtarët që ka shkëlqyer në këtë sezon të NBA. Braun do të ishte një dyshe e mirë me Kajri Irving, të cilët mund ta ndihmojnë skuadrën të arrijnë te suksesi i parë në histori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat