Lejson Zeqiri me Prishtinën edhe për dy sezone

Basketboll

Lejson Zeqiri me Prishtinën edhe për dy sezone

Më: 31 korrik 2022 Në ora: 19:12
Lejson Zeqiri me Prishtinën

Prishtina ka synime të mëdha në edicionin e ri dhe kërkon t’i rikthejë trofetë në folenë e tyre.

“Lejson Zeqiri me Prishtinën edhe për dy sezone!

Lojtari 21 vjeçar, nga më premtuesit në vend vazhdon të jetë pjesë e familjes bardhë e kaltër edhe për dy sezonet e ardhshme.

I transferuar në sezonin e kaluar, me paraqitjet e tij ka bërë që klubi t'i besojë edhe për sezonën në vijim. 

Në sezonin e fundit në Superligën e Kosovës luajti me mesatare 11.4 pikësh dhe 4.6 kërcimesh dhe në Ligën Ballkanike me mesatare pothuajse identike prej 10.4 pikësh dhe 4.9 kërcimesh”, njofton KB Sigal Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat