Apeli që bën basketbollistja amerikane pas hekurave

Basketboll

Apeli që bën basketbollistja amerikane pas hekurave

Më: 9 gusht 2022 Në ora: 12:19
Apeli që bën basketbollistja amerikane pas hekurave

Basketbollistja amerikane Brittney Griner është dënuar pak ditë më parë me 9 vite burg nga gjykata ruse, e akuzuar për trafikim të paligjshëm të sbustancave të ndaluara (iu gjet vaj kanabisi).

Ajo ndodhet në burgjet ruse që prej shkurtit të këtij viti, kur dhe u ndalua në aeroportin e Moskës. Griner luan me ekiopin rus të Ekaterinburg.

Lojtarja që ka fituar një titull në Women NBA dhe dy medalje të arta olimpike me amerikën, një prej ikonave të këtij sporti, ka bërë një apel nga burgu rus, ku dhe ndodhet. Në një video ku duket pas hekurave, lojtarja flet për veprimin e saj dhe kërkon ndjesë.

“Prindërit më kanë mësuar dy gjëra të rëndësishme: Së pari, të marr përgjegjësinë për të gjitha veprimet e mia dhe e dyta, të punoj fort për gjithçka që unë kam. Për këtë arsye, unë e konsideroj veten fajtore për akuzat ndaj meje”, thotë Griner.

Më tej, ajo shton: “Kuptoj gjithccka që thuhet kundër meje në këto momente, për akuzat që më janë drejtuar. Për këtë arsye, e pranoj që jam fajtore. Gjithsesi, nuk kisha ndërmend që të shkelja ligjet e Rusisë.

U kërkoj ndjesë shoqeve të mia të skuadrës , klubit, tifozëve  dhe qytetit të Ekaterinburg për gabimin që kam bërë dhe sikletin që u kam shkaktuar”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat